Revolucion te Man.Utd, 10 lojtarë në prag të largimit
Skuadra e Manchester United po zhvillon një prej sezone më të dështuara në vitet e fundit. Trajneri Jose Mourinho është në prag të shkarkimit ndërkohë që sipas “Daily Mail”, nga “djajtë e kuq” priten të largohen edhe 10 futbollistë të tjerë.

I pari që prin në listë është Pogba i cili ka prishur mardhëniet me Jose Mourinhon. Në parë për të janë Juventus dhe Barcelona. Lojtari tjetër që përflitet për tu larguar është portiere De Gea. Spanjolli ka plot 6 vite që luan për Manchesterin dhe nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që i skadon vitin e ardhshëm.

Ndër lojtarët e tjerë që janë në skadencë kontrate apo që janë pranë ndonjë klubi tjetër janë: Mata, Herrera, Luke Shaë, Antonio Valencia, Anthony Martial, Matteo Darmian, Chris Smalling dhe Eric Bailly. /albeu.com


Shtuar më 11/10/2018, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori