Revolucion te Milani, 2 yjet e skuadrës largohen në janar
Milani është duke zhvilluar një nga sezonet më të keq në të gjithë historinë.

Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e “Djallit” nuk mendojnë vetëm për afrimet në ekip, por mendojnë edhe për largimet në kampin kuqezi. Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, kuqezinjtë i kanë planet e qarta, dhe është i sigurt largimi i dy lojtarëve.

Bëhet fjalë për Franck Kessie dhe Fabio Borini, të cilët nuk janë në planet e trajnerit Pioli dhe një largim i tyre në janar është i pashmangshëm. Drejtuesit e Milanit dëshirojnë që nga shitja e këtyre dy lojtarëve të përfitojnë të paktën 30 milionë euro, në mënyrë që të kenë mundësi të investojnë edhe në afrimin e lojtarëve të tjerë.
Shtuar më 12/11/2019, ora 17:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori