Revolucion te PSG pas dështimit në Champions (FOTO LAJM)

Edinson Cavani
Dështimi për të disatën herë radhazi për t’u kualifikuar në fazat finale të Champions League, parashikon një verë vërtet të nxehtë te Paris Saint Germmain.

I pari që pritet të marrë kostot e eliminimit nga Barcelona është trajneri Laurent Blanc, por revolucioni do të prekë veçanërisht sulmin, i cili nuk i ka plotësuar pritshmëritë e tifozëve dhe drejtuesve.

Cikli i parë i epokës Al Khelaifi, duket se ka prekur fundin. Gjatë merkartos së verës do të ndryshojnë shumë gjëra, edhe pse "Fair Play" financiar i kushtëzon blerjet e mundshme deri në vitin 2016.

Gjithsesi, Blanc është i destinuar të largohet nga kampionët e Francës, edhe pse nën drejtimin e tij parizienët triumfuan në Kupën e Ligës si dhe janë favoritë për të fituar edhe Kupën e Francës dhe titullin kampion. Ndoshta suksesi në kompeticionet e mbetura pritet t’ia ndryshoi mendjen Al Khelaifit për teknikun.

Cavani dhe Lavezzi janë të parët që mund t’i japin fund para kohe aventurës me Paris Saint Germmain, ndërsa në pikëpyetje janë edhe disa emra të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori