Revolucion tek Interi, Spalletti dhe Icardi "kokë turku"
Situata reth klubit të Interit nuk është aspak e qetë. Zikaltrit u eleminuan nga Europa League teksa u mposhtën 1-0 në San Siro nga gjermanët e Eintracht Frankfurtit.

Por këtë fundjavë Interi do të luajë derbin ndaj Milanit dhe në rast të një disfate ata rrezikojnë seriozisht zonën Champions.

Sipas asaj që raporton "Corriere dello Sport" Spalletti është "koka" e parë që do të "pritet".

Tekniku, në fund të sezonit pritet t’i jap lamtumirën ekipit. Ai që do të ndjekë Spallettin do të jetë sulmuesi Mauro Icardi.

Ky i fundit gjendet në probleme të mëdha me klubin pas heqjes së shiritit të kapitenit. Zhang pritet t’i besojë rindërtimin e skuadrës Marotës dhe një revolucion tjetër është pranë. /albeu.com/

Shtuar më 15/03/2019, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori