Revolucioni te Barca, Tito kundër Rosell
Dy skuadrat më të mëdha të Spanjës po përjetojnë momente tensionuese pas eliminimit nga Champions League. Nëse në Madrid, Mourinho duhet t’i bëjë ballë fërshëllimave të tifozëve apo deklaratave të lojtarëve të cilët mbajnë anën e Casillas, nga ana tjetër është Barcelona ku Tito Vilanova duhet të përballet me presidentin Sandro Rosell dhe maninë e tij për të revolucionuar skuadrën.

Kështu Barcelona duket një skuadër e ndarë në dy pjesë ku në njërën anë qëndron Vilanova i mbështetur nga Zubizarreta që nuk beson se ekipit i nevojitet një revolucion për t’u përmirësuar, por është i hapur për të blerë vetëm 3 lojtarë pas konfirmimeve të Valdes dhe Fabregas edhe për një sezon.

Nga ana tjetër është presidenti Rosell dhe shumë ortakë të cilët kërkojnë të ndryshojnë modelin katalanas, duke bërë një ristrukturim dhe duke shitur lojtarë të cilët nuk i duhen më si Valdes, Abidal, Fabregas, Villa dhe Sanchez, për t’i hapur kështu rrugën blerjeve të reja. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2013, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori