Rey
Manaj kërkohet nga Crotone e
Pescara në
Itali. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, autor i tre golave në tetë ndeshje këtë sezon me Barcelonën B, ka luajtur edhe më parë me “Delfinët”, në sezonin 2016/17, duke shënuar edhe dy gola në
Serie A para se të kalonte te Pisa.
Gjithsesi
Pescara nuk do ta ketë të lehtë ta marrë Manajn nga katalanasit. “Il Messaggero” shkruan se Barcelona, që për sulmuesin ka paguar 700 mijë euro tek Albacete, nuk pranon që ta huazojë.
Pescara duhet të paguajë për kartonin e lushnjarit, çka e vështirëson
transferimin e tij në
Serie B ku do bashkohej sërish me Ledian Memushajn.
Shtuar më 22/01/2021,
ora 12:45