Rezart Taçi pranë blerjes së Genoas?
Pëlqej
Rezart Taçi, bosi shqiptar i naftës, po diskuton me Enrico Preziosin blerjen e klubit të Genoas. Shqiptari ka mbërritur në Romë javën e shkuar ku po kryen takimet në një prej hoteleve më të famshme të kryeqytetit italian.

Shifrat e marrëveshjes nuk bëhen ende të ditura pasi klubi gjenovez numëron një sërë borxhesh në bilancet e tij.

Rezart Taçi njihet si një person ambicioz dhe mbi të gjitha shumë i zotibiznes, shkruajnë mediat italiane. Ai ka lidhje me shumë politikanë ndërkombëtarë mes të cilëve një miqësi shumë të fortë me bashkëshorten e Tony Blair dhe presidentin e Milanit Silvio Berlusconi. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2014, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori