Rezultate të dobëta, ish-mbrojtësi i Milanit jep dorëheqjen te skuadra e njohur
Ish-lojtari i Milanit, së fundi trajner i Feyenoordit, Jaap Stam ka dhënë dorëheqjen pas humbjes turpëruese kundër Ajax me shifrat e thella 4-0.

Stam i dha fund një eksperience 5-mujore në stolin skuadrës legjendare në futbollin holandez.

Stam mori drejtimin e Feyenoordit gjatë verës së këtij viti, pas një eksperience mjaft të mirë 6-mujore te Zwolle.

47-vjeçari nuk arriti të njëjtat rezultate në skuadrën e re duke e mbyllur aventurën e tij në mes. Me Jaap Stam në stol, skuadra e Feyenoordit ka arritur të grumbullojë vetëm 14 pikë, 9 pikë larg zonës që të çon në Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 29/10/2019, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori