Rezultatet e ndeshjeve të Europa League
Europa League
Futbollistët e PSV Eindhoven kanë luajtur baras me Hapeolin me rezultat 3:3, në kuadër të javës së katërt të grupit C në Ligën Evropa, ndërsa Tottenham ka pësuar humbje si mysafir kundër Rubinit në grupin A me rezultat 1:0.

Skuadra greke PAOK ka shënuar fitore të pritur në udhëtim ndaj Shamrok 3:1, ndërsa Kopenhaga ka humbur rastin që para shikuesve të vet të shënojë fitore kundër Hannoverit në grupin B.

Lacio me golin e Broki ka shënuar fitoregrupin D kundër skuadrës Cyrih me rezultat 1:0, ndërsa Stoke City me fitoren në Tel Aviv kundër Makabit (2:1) dhe në këtë mënyrë është një hap pranë plasmanit në rrethin e dytë.

Besiktas ka arkëtuar tri pikë kundër Dinamo Kiev me rezultat 1:0 dhe tash ka arritur deri te pozita e dytë në grupin E.

grupin F, Atletiko Bilbao shënoi fitore kundër Austria Salsburg 1:0 dhe ka bërë një hap të rëndësishëm drejt fazës “nokaut”. Në këtë fazë mund të kualifikohet edhe Paris Saint Germen pas fitores ndaj Sllovanit (1:0).
Shtuar më 03/11/2011, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori