Rezultatet e Premier dhe Bundes Ligës
Albeu.com
"Blutë" e Mourinjos shënuan katër gola në nëntë minuta. Fitojnë Mançesteri dhe Liverpuli. Bie Arsenali... Ne Bundes ligen gjermane, Shalke barazon me Bajern, K'lautern me Dortmundin ndersa Borusia me Shtutgardin...Dje u luajt java e nëntë e Premier Ligës, e cila do të mbyllet me dy ndeshjet që do të luhen sot dhe nesër, Birmingem-Aston Vila dhe Çarlton-Fulham. Katër gola të shënuar në harkun e nëntë minutave i dhanë mundësi Çelsit të përmbyste rezultatin ndaj Boltonit, duke fituar 5-1. Kampionët e Anglisë, të cilët koleksionuan fitoren e tyre të nëntë radhazi, e mbyllën pjesën e parë në disavantazh 0-1, pas golit të shënuar nga mesfushori i Boltonit, Stelios Janakopulos. Çdo gjë ndryshoi në shtatë minutat e para të pjesës së dytë, pasi Frenk Lampard dhe sulmuesi Didië Drogba shënuan nga dy herë, ndërsa Rikardo Gardner u ndëshkua me karton të kuq për prekjen e topit me dorë në zonën e rreptësisë. Edjur Gudjonsen vulosi rezultatin përfundimtar 5-1, në minutën e 75-të të takimit. Liverpuli arriti fitoren e parë të këtij sezoni, por iu desh të impenjohej në maksimumin e mundësive për të mposhtur ekipin e Blekbërnit, të cilët luajtën që nga minuta e 30-të e pjesës së parë me dhjetë lojtarë, pas largimit me karton të kuq të mbrojtësit gjeorgjian, Zurab Kizanishvili. Pas këtij episodi, Liverpuli arriti të imponohej në fushën e lojës dhe në minutën e 75-të të takimit, sulmuesi Djibril Sise shënoi golin e fitores për ekipin e Benitezit. Sandërlendi nuk arriti të vazhdonte serinë e rezultateve pozitive, pasi u mposht 3-0 në fushën e tij nga ekipi i Mançesterit. Sandërlendi arriti të kontrollonte ndeshjen deri në minutat e fundit të pjesës së parë, ku Uejn Runi arriti të shënonte golin e avantazhit për "Djajtë e kuq". Gradualisht, Mançesteri arriti të rimerrte kontrollin e ndeshjes dhe në minutën e 76-të të takimit, Rud Van Nistëlroi arriti të shënonte golin e dytë për ekipin e drejtuar nga trajneri Ferguson. Në minutat e fundit, Mançesteri arriti të shënonte edhe golin e tretë me anë të adoleshentit italian, Xhuzepe Rosi. Fillimi më i mirë i sezonit për Totenhemin vazhdoi edhe gjatë ditës së djeshme, ku arriti të fitonte 2-0 ndaj ekipit të Evertonit, i cili renditet i fundit në Premier Ligë. Sulmuesi egjiptian, Mido, shënoi golin e parë në minutën e 58-të të takimit, ndërsa Zhermein Xhenas shënoi golin e tij të parë me fanellën e Totenhemit, pesë minuta para përfundimit. Kjo ishte humbja e gjashtë për Evertonin, i cili ka arritur të shënojë vetëm një gol gjatë këtij sezoni. Uest Bromuiç festoi një fitore historike 2-1 ndaj ekipit të Arsenalit. Ende pa sulmuesin Tieri Henri, Arsenali arriti të kalonte në avantazh në minutën e 17-të me anë të mbrojtësit zviceran, Filip Senderos. Ish-sulmuesi i Arsenalit, Kanu, barazoi gjithçka para përfundimit të pjesës së parë, ndërsa Darren Karter shënoi golin e fitores për vendësit, në minutën e 76-të të takimit. Një gol në minutat e fundit të takimit i dha fitoren 1-0 ekipit modest të Uiganit ndaj Njukasëllit të Majkëll Ouenit. Roberts arriti të mposhtte portierin Shei Given, duke i dhënë tri pikët ekipit të tij, pavarësisht daljes me karton të kuq të Li MekKulok.



Premier Liga, Java e 9-të
Dje
Uigan - Njukasëll 1-0
Roberts 40'
Çelsi - Bolton 5-1
Drogba 52', 61', Lampard 55', 59', Gudjohnsen 74' / Janakopulos 4'
Uest Brom - Arsenal 2-1
Kanu 38', Karter 76' / Senderos 17'
Totenhem - Everton 2-0
Mido 58', Xhenas 63'
Sandërlend - Mançester 1-3
Eliot 82' / Runi 40', Van Nistëlroi 76', Rusi 87'
Liverpul - Blekbërn 1-0
Sise 74'
M'brou - Portsmuth x-x


Bundesliga, java e dhjetë
Dje
Arminia - Herta 3-0
Borges 14', Vesterman 29', Zuma 51'
Verder - Nurenberg 6-2
Klose 2', 34', 39', Klasniç 66', 84', Borovski 80' / Kiesling 16', Shroth 57'
Shtutgart - Borusia M 1-1
Straser 89' (aut) / Kluxh 17
Mainz - Leverkusen 3-1
Ruman 56', 75', Turk 61' (pen) / Barneta 79'
K'lautern - Dortmund 3-3
Altintop 13', 57', 78' / Smolarek 7', 16', 40'
Hamburg - Volfsburg 0-1
Klimovicz 19'
Shalke - Bajern M 1-1
Larsen 90' (pen) / Rr.Santa Kruz 19'
B. NENAJ, Shekulli/albeu
Shtuar më 16/10/2005, ora 18:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori