REZULTATET/ Kastrioti me një këmbë në Superiore, Pogradeci bie në shtëpi ndaj Apolonis
Ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë sa i përket grupeve për ngjitjen në Superiore, kanë bërë thuajse zyrtare ngjitjen e një skuadre në elitën e futbollit shqiptar. Kastrioti, me fitoren e sotme 1-0 ndaj Besëlidhjes, ka shkuar 12 pikë diferencë ndaj lezhjanëve dhe e ka bërë thuajse formalitet kthimin në elitën e futbollit shqiptar, duke qenë vetëm 1 pikë larg sigurisë matematike që mund ta arrijë që në javën tjetër.

Tashmë lezhjanët duhet të ruhen nga Korabi që me fitoren ndaj Erzenit mund t’u rrezikojë vendin e dytë që çon në play-off për ngjitjen më lart.

Ndërkaq, në Grupin B ka nisur arratia e Apolonisë, e cila ka mundur sot me shifrat 2-0 Pogradecin dhe ka krijuar një distancë sigurie prej 4 pikësh ndaj liqenorëve që janë skuadra që i rrezikon më shumë në renditje,

Besa ndërkohë është jashtë gare, pasi me humbjen përballë Lushnjës e ka të pamundur të luftojë për vendet e kreut, ndërsa lagunarët vazhdojnë të shpresojnë të jenë faktor në luftën për ngjitjen më lart.

GRUPI A
Kastrioti Besëlidhja 1-0

Erzeni-Korabi 0-1

GRUPI B
Pogradeci-Apolonia 0-1

Lushnja-Besa 2-0
Shtuar më 20/06/2020, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori