REZULTATET/ Lazio lamtumirë Europës, vetëm një mrekulli i shpëton (VIDEO)






Lazio është pothuajse jashtë UEFA Europa League. Të besuarit e Simone Inzaghi kanë shpërdoruar një shans të artë për të mbajtur gjallë shpresat për kalimin në 1/32-at e kompeticionit.

Kryeqytetasit u mposhtën 2-1 brenda në "Olimpico" nga Celtic. Goli i Ciro Immobile nuk i ka mjaftuar bardhekaltërve për të marrë tre pikëshin, duke "larë duart" me Europa League që në fazën e grupeve.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje, Lazio numëron 3 pikë, shtatë më pak se Celtic kryesues dhe gjashtë pikë pas Cluj të vendit të dytë, kundërshtari i radhës për romanët. Për tu kualifikuar, italianët do i duhet me të vërtetë një mrekulli, pasi duhet të fitojë ndaj rumunëve me dy gola diferencë, me Cluj që nuk duhet të marrë asnjë pikë në dy sfidat e radhës.

Ndërkohë, në takimet tjera u regjistruan këto rezultate:

APOEL-Qarabag 2-1
Basel-Getafe 2-1
CFR Cluj-Rennes 1-0
Dudelange-Sevilla 2-5
Copenhagen-Dyn,Kiev 1-1
Krasnodar-Trabzonspor 3-1
Lask Linz-PSV 4-1
Lugano-Malmo 0-0
Rosenborg-Sporting Lisbonë 0-2
St. Liege-Eintracht Frankfurt 2-1

Shtuar më 07/11/2019, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori