Riberi futbollist i vitit në Gjermani
Albeu.com
Mesfushori francez nga radhët e Bayernit të Munhiut Fran Riberi është fitues në anketën e madhe tradicionale të gazetës gjermane Kiker.25 vjecar Riberi është shapllur futbollisti më i mirë në Gjermani, për sezonin 2007/2008. Në zgjedhjen e futbollistit më të mirë në Bundesligë, marrin pjesë gazetarët e sportit të të gjitha redaksive në Gjermani dhe mund të votohet për të gjithë futbollistët gjerman dhe për të gjithë ata që luajnë në Bundesligë.

Francezi Riberi bindshëm fitoi me 224 vota, para gjermanit Mihaell Ballak, përderisa në vend të tretë ishte kolegu i Riberis nga Bayerni i Munihut italiani Luka Toni me 108 vota. Për Riberi dhe Toni ishte ky sezoni i parë në Bundesligë, por Riberi tani më mori mirënjohjen e dytë pas asaj të futbollistëve profesionist të cilët e shpallën si më të mirin në mesin e tyre.

Ndërsa për të tetin vit me radhë futbolliste më e mirë në Gjermani është shpallur anëtarja e përfaqësueses Birgit Prinz edhe atë para portieres së kësaj përfaqësuese Nadine Angerer. Për trajner të vitit gazetarët gjerman kanë zgjedhur tani më ish trajnerin e Bayernit të Munihut, Otmar Hicfild. Ky pas mbylljes së sezonit 2007/2008 u largua nga pankina "bavareze" dhe mori drejtimin e përfaqësueses së Zvicrës.
Shtuar më 06/08/2008, ora 23:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori