Riberi ne Real Madrid ne 2010
Albeu.com
Franc Riberi do të kalojë në Real Madrid gjatë verës së ardhëshme. Lajmin e publikon prestigjiozja spanjole “AS”, sipas të cilës Florentino Perez ka arritur marëveshje me menaxherin e Frank Riberit, Alain Migliacci që francezi verën e ardhëshme të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “mbretërit”.Gjithsesi skuadra aktuale e Riebri-t, Bayerni ka mundësi që të bllokojë realizimin e këtij transferimi, mbase me futbollistin ka kontratë deri në vitin 2011.

Megjithatë AS vijon se verën e ardhëshme bavarezët do të kenë interes të shesin futbollistin e tyre më të mirë, për të fituar diçka, para se ta humbin si futbollist i lirë një vit më vonë.

I njëjti burim parasheh se vlera prej 25 milion eurove do të jetë e mjaftueshme, që Bayerni të lirojë Riberin një vit para përfundimit të kontratës.

Vlen të ceket se në mënyrë të ngjashme skuadra madriliane në verën e vitit 2008 arriti të sigurojë transferimin e mëvonshëm të Kristiano Ronaldos.
Shtuar më 09/08/2009, ora 00:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori