Gazeta investigative gjermane "Der Spiegel" ka zbardhur disa hollësi mbi pagesat e klubeve dhe çudia më e madhe ka ndodhur te Volfsburgu. Në këtë klub, edhe pse ka 4 vite pa fituar titull, përsëri lojtarët paguhen më shumë se mesatarja e pagave të Bundesligës. Vetëm Diego
paguhet 8.2 milionë
euro në
sezon, 500 mijë
euro më shumë se sa
paguhet shefi i bordit drejtues, Francisco Javier Gardia Sanz.
Lojtari më i
paguar në Bundesligë është francezi Franck
Ribery, me 10 milionë
euro në
sezon. Njëkohësisht Bayern Munchen është klubi që paguan më shumë për lojtarët në vit. Për pagat, bavarezët japin 112 milionë
euro në vit. Në vend të dytë renditet Wolfsburg, ku "ujqërit" paguajnë 75 milionë
euro, ndërsa në vend të katërt vjen Borussia Dortmund me 50 mln
euro në
sezon. Lojtari i tyre më i
paguar është Mario Gotze me 4.5 milionë
euro në vit.
Ndërsa ekipi i shqiptarit Mërgim Mavraj, Greuther Furth, paguan 12.5 milionë
euro në vit. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013,
ora 17:30