Ribery: Henri me do tek Barca
Albeu.com
Mesfushori i Bajern Mynihut Frank Riberi ka pranuar se mund ta lërë Gjermaninë për të kaluar në Spanjë apo Angli dhe për të ndjekur trofetë. Gjithashtu ka zbuluar faktin që ka pas ftesë dhe nga miku i tij i kombëtares franceze, Tier Henry për tek Barca."Kam marrëdhënie shumë të mira me Henrin. E di, ai do dëshironte të më shihte mua atje dhe më ka ftuar për tek Barca", flet Riberi për RTL Radio. " E di, njerëzit duan të më shohin mua në Mynih, por qëndroj apo ik, ajo nuk do të jetë e lehtë për t'u vendosur".

"Unë nuk jam 20 vjecar, karriera ime po shkon drejt përfundimit dhe unë duhet të bëj një hap para drejt trofeve të tjerë".

Ai më pas shtoi, që Bajerni është një klub i madh por nuk është në rangun e Realit, Barcës apo Manchesterit.
Shtuar më 09/02/2010, ora 19:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori