Ribery humbet ndeshjen ndaj Shqipërisë
As Frank Ribery nuk do të jetë i gatshëm të luajë për Francën të premten kundër Shqipërisë në "Stade de France". Pas humbjes së, Benzemas dhe Sagna, listës së gjatë të mungesave për "gjelat" dje iu shtua edhe Ribery.

Menjëherë trajneri Loren Blank mori masat, duke thirrur urgjentisht tre lojtarë: sulmuesin e Lacios Zhibril Sisë, anësorin e Valencias Zheremi Matjë dhe lojtarin e Lilës, Matjë Debushi.

Në ndeshjen e parafundit të dy kombëtareve në eliminatoret e Euro 2012 duket se nuk do të luajë as Erik Abidal.

Për mbrojtësin e majtë, Barcelona i ka dërguar një paralajmërim të qartë Blankut: Abidal nuk duhet të luajë me Shqipërinë, ndërsa për sfidën e së martës me Bosnje-Hercegovinën, gjendja e tij duhet verifikuar. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori