Ribery ka arritur marreveshje me Mbreterit
Albeu.com
Menaxheri gjeneral i Bayern Munichut ka pranuar se është relativisht i sigurtë që Franck Ribery ka arritur marrveshje me Real Madridin për një transferim gjatë verës.Nuk është i fshehtë interesimi i Realit për Franck Riberyn, dhe në të kaluarën Los Blancos ishin pranë transferimit të francezit mirëpo problemi ishte pikërisht tek Uli Hoenes që kërkonte hiq më pak se 85 milion euro.

“Vitin e kaluar ai dëshironte largimin.” Është cituar të ketë thënë Hoenes për AS.
“ Ai ka patur shumë probleme me Jurgen Klinsmanin dhe jam shumë i sigurtë se ai ka arritur marrveshje me Real Madridin.”
Sidoqoftë, Hoeness pohon se Ribery përkundër se është pranë largimit, do të mbetet ende në Bayern duke thënë “Gjithçka tani është e qartë.”
Shtuar më 28/02/2010, ora 05:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori