Ribery mesazh Galatasaray-it, tifozët në delir


Frank Ribery zyrtarisht largohet nga Bayern Munchen pas 30 qershorit. Sulmuesi anësor ka shtrënguar duart me drejtuesit e klubit gjerman, por nuk mendon ta mbyllë me futbollin e luajtur.

Mbetet për t’u parë se ku do të aktivizohet në vazhdim francezi.

Një sinjal e ka lëshuar së fundmi, teksa ka uruar në Twitter ish-klubin e tij, Galatasaray, që fitoi Kupën e Turqisë. Ribery, në llogarinë e tij shkruan: " Urime Galatasaray. Punë e mirë mbrëmjen e djeshme". Edhe pse në moshë të madhe dhe me ditët e tij që në futbollin e luajtur janë drejt fundit, në Stamboll e duan lojtarin dhe në të shkuarën emri i tij është lakuar shpesh.

Tifozët kanë nisur t’i shkruajnë sulmuesit që të rikthehet.

Normalisht janë drejtuesit ata që vendosin. Eksperienca e Ribery mund të ishte e nevojshme në garat ndërkombëtare. Merkato ende nuk ka nisur, korriku është afër. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2019, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori