Ribery: Nuk kemi frikë Liverpoolin
Bayern Munich barazoi 0-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve në Anfield Road kundër Liverpoolit duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Në prag të ndeshjes së kthimit në Alianz Arena, anësori Franck Ribery ka deklaruar me bindje të plotë se nuk e kemi aspak frikë Liverpoolin.


"Ne po ndihemi optimistë dhe ndeshja do të zhvillohet në shtëpinë tonë. Liverpooli e ka një skuadër shumë të mirë, por ne jemi Bayerni. Besojmë në aftësitë tona dhe nuk i frikësohemi Liverpoolit", ka thënë Ribery.

"Nëse luajmë bashkë dhe luftojmë, kemi mundësi të kalojnë në çerekfinale. E kemi një mundësi shumë të mirë".


Shtuar më 07/03/2019, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori