Ribery: Nuk kthehem më te Franca
Pëlqej
Franck Ribery ka këmbëngulur se nuk do të kthehet të luajë për kombëtaren franceze pas vendimit që mori për tërheqjen nga karriera ndërkombëtare verën e kaluar.

Ylli i Bayern Munchen është kritikuar shumë nga Michel Platini, i cili e kërcënoi edhe se do të merrte masa si president i UEFA-s nëse lojtari nuk i përgjigjej thirrjes së trajnerit Didier Deschamps.

Por, 31-vjeçari theksoi për "Die Welt" se me Deschampsin ka zgjidhur gjithçka dhe se tashmë do të përqendrohet vetëm tek klubi i tij: "Nuk do të tërhiqem nga vendimi im. E kam diskutuar me trajnerin e Francës dhe kemi arritur së bashku një marrëveshje. Dua të përqendrohem 100% tek Bayerni".

Ribery ka luajtur 81 ndeshje me Francën duke shënuar 16 gola. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori