Ribery sulmon Griezmann: Nuk është futbollist i klasit botëror
Franck Ribery sulmon ashpër Antoine Griezmann duke lëshuar një deklaratë aspak të këndshme për bashkëkombësin e tij.

“Grizmann nuk është një lojtarë i klasit botëror, pasi ai nuk pasur ecuri pozitive ndër vite, si në kampionatin Spanjoll ashtu edhe në kupat e Europës.

Nëse ai shfaqet gjithmonë në formë për 10 apo 15 vitet e ardhshme, atëherë unë do ta komplimentoj atë. Unë pësova një dëmtim të rëndë dhe tani që jam rikthyer jam po ai që isha para dëmtimit. Në 10 sezonet e fundit kam qenë gjithmonë mes më të mirëve.”

Deklarata e ashpër e Ribery mund të konsiderohet dhe një hakmarrje personale, pasi sulmuesi i Atletico Madrid tek Kombëtarja Franceze mban mbi shpinë numrin 7. Ky numër më parë mbahej nga ERibery.
Shtuar më 13/10/2016, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori