Ribery: Unë dhe Robben ndryshuam Bayern Munich
Franck Ribery ka dhënë një deklaratë në faqen zyrtare të Bundesligës në prag të ndeshjes kundër Eintracht Frankfurtit e cila do të jetë e fundit për të.

Së bashku me francezi do të largohet me Arjen Robben duke fituar gjithcka me bavarezët.

"Te Bayern më parë kishte një tjetër mënyrë loje. Kur Arjeni, unë dhe të tjerët erdhën, sollëm më shumë shpejtësi dhe dinamizëm. Një tjetër tip futbolli. Jemi krenarë për atë që arritëm. Nuk mund ta harroj kurrë kur mbërrita në vitin 2007. Bayern nuk ishte kualifikuar në Champions League në atë sezon. Tani, pas 12 vitesh shoh me krenari sesa shumë kemi fituar". /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2019, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori