Ribery zhgënjehet nga "tradhëtia" e Sakho
Franck Ribery ka mbetur shumë i zhgënjyer nga Mamadou Sakho, i cili e tha hapur se nëse do të votonte për çmimin e Topit të Artë, vota e tij do të shkonte për Cristiano Ronaldon. Mbrojtësi i Liverpool mendon se ylli portugez e meriton këtë cmim prestigjioz për shifrat stratosferike që ka arritur gjatë 2013, edhe pse me zemër do të votonte për Ribery.

Mesfushori i Bayernit nuk e priste që patrioti i tij dhe njëkohësisht shoku i skuadrës në kombëtaren e Francës do të kishte këtë qëndrim.

"Sakho më zhgënjeu me ato që ka deklaruar së fundmi. Gjithsesi ky është futbolli, ky është opinion i tij, kjo është jeta. Nuk është aspak çështje serioze", ka thënë Ribery.

Frank Ribery ishte një një nga pikat e forta të Bayernit të rekordeve, që fitoi gjithcka në fund te sezonit të kaluar: Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League. Pikërisht trofetë e fituar janë armët plus të francezit në këtë garë me Ronaldon, pasi impakti i të dyve në kombetaret respektive ka qenë i njëjtë.

Sulmuesi portugez realizoi tregolësh në sfidën e kthimit të fazës play off që përfaqësuesja luzitane e fitoi ndaj Suedisë, ndërsa Riberi me lojën e tij ishte vendimtar në suksesin 3-0 të Gjelave në Saint Denis përballë Ukrainës. Votimi për topin e artë u mbyl klmë 29 nëntor, ndërsa fituesi do të zbulohet më 14 janar. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2013, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori