Zëvendësministri i shëndetësisë në Itali, Pierpaolo
Sileri, ka rrëfyer se ideja që
Serie A të rinisë këtë sezon është “e largët”.
Klubet në Itali kanë pritur që pas 4 majit të rifillojnë stërvitjet, me qëllimin që kampionati të
rikthehet në qershor, si pjesë e masave të fazës së dytë.
Sidoqoftë, Kryeministri Giuseppe Conte konfirmoi se masa do të zbatohej vetëm për sportet individuale dhe
Sileri tani ka hedhur dyshime të mëtutjeshme që futbolli të
rikthehet për sezonin 2019/2020.
“Duket e pamundur për mua në këtë moment”, është përgjigjur
Sileri në pyetjen se kur mundet
Serie A të
rikthehet.
“Nuk është një lojë tenisi apo kampionat i F1. Në futboll ka një kontakt fizik mes lojtarëve, kështu që mund të ekzistojë rreziku i përhapjes së virusit”.
“Unë jam i shqetësuar për shëndetin e sportistëve tanë”.
Shtuar më 29/04/2020,
ora 17:25