Sherri me agjentin Mino Raiola, si dështoi transferimi i De Ligt te PSG- ja
Një vizitë nënës së tij dhe të fejuarës - me limuzinë me xhama të zi - nëpër Paris për të zgjedhur shtëpinë në lagjet më të pasura dhe antike të qytetit, por edhe pranë modës... Rroga e majme thuajse 10 mln euro, fluturime me avion dhe shumë lehtësira të tjera. Akord edhe me Mino Raiolan dhe komisionin për superagjentin, duke fiksuar shifrën e kartonit në 70 mln euro.

PSG kishte në dorë De Ligt dhe gjthçka ishte e kryer deri kur ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte: Henrique u shkarkua dhe në vend të tij u rikthye Leonardo si drejtor sportiv.

Kështu, parakontrata dhe akordi ranë poshtë, pasi braziliani nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë dakord me komisionet dhe përfitimet e Raiolas. Agjenti ka shfryrë inatin dhe aty ka nisur të negociojë me Juventusin.
Shtuar më 23/06/2019, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori