Rihapet gara për titull, City i shkakton humbjen e parë Liverpoolit në Premier League (VIDEO)
Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme sonte kundër Liverpoolit me rezultatin e përgjithshëm 2-1 në "Etihad Stadium".

Në pjesën e parë City e filloi më mirë por Liverpool kishte rastet më të mira për shënim.

Rasti i parë ishte në minutën e 20', topi i tij goditi shtyllën ndërkaq Stones duke u përpjekur për ta larguar topin godet portierin Ederson dhe topi shkon drejt rrjetës mos të ishte Stones ai që përsëri e largoi atë nga vija fatale e golit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 40', pasi sulmuesi Sergio Aguero shënoi një gol të bukur për vendasit.

Në pjesën e dytë Liverpool fillon më mirë por City ishin të parët që sulmuan me Sanen, por që nuk arritën të shënojnë golin e dytë.

minutën e 62', Fabinho pason të Trent-Arnold, i cili gjen të lirë në krahun e majtë Robertson e ky i fund bën një asist përfekt për Firminon i cili barazon rezultatin.

Manchester City reagon menjëherë dhe nisen në sulm në të gjitha anët dhe arrin ta rikthejnë epërsinë në minutën e 71' me anë të Leroy Sane.

Pas kësaj fitoreje City reihap garën për titull dhe renditet në vendin e 2 me 50 pikë, ndërsa Liverpooli në vendin e 1 me 54 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori