Rihapet gara për titull, Dortmund ngec ndaj Nurnberg (VIDEO)
Dortmund ka gabuar sërish në Bundesligë, duke barazuar 0-0 në udhëtim me Nurnbergun, barazimi i tretë në 5 ndeshjet e fundit pa fitore, teksa ka edhe dy humbje.

Pavarësisht tentimeve nga minuta e parë për të gjetur golin e fitores, Dortmundi nuk ia arriti qëllimisht dhe si pasojë e kësaj, është rihapur seriozisht gara për titull në Bundesliga pasi tani diferenca me Bayernin është vetëm tri pikë.

Dortmundi vazhdon të mbetet në vendin e parë me 51 pikë, kurse Bayerni në pozitën e dytë me 48 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori