Rikthehen emocionet e Champions League
Fllad spektakli do të fryjë sërish mbi Europën e futbollit. Muzika e kampionëve do të pushtojë sërish mbremjet kontinentale me magjinë e Uefa Champions League. Kompeticioni i emocioneve të mëdha, i gjigandëve të lojës dhe i yjeve që shkëlqejnë rikthehet pas një pauze dy mujore, për të na rrëmbyer të gjithëve në prekjen e një topi, dhe për të na bërë sërish të ndjejmë dhe shijojmë madhështinë e këtij kompeticioni.

Rrugëtimi do të nisë fillimsiht nga sfidat e 1/8 të ndara në dy javë të ndryshme, me nga dy çifte për cdo të martë e të mërkurë dhe deri në finale e madhe të Wembley më 26 maj.

Celtic-Juventus dhe Valencia-PSG do të jenë dy përballjet e para që do të zbresin në fushë, për të vazhduar më pas të mërkurën, me një Real Madrid – Manceshter United, e denjë për një finale të parakohshme apo dhe Shakhtar Donetsk-Borussia Dortmund. Gjithsesi topi i parë në këtë champions për vitin 2013, do të shkelmohet në "Celtic Park" të Glasgow dhe në "Mestalla" të Valencias.

Në sfidën e Skocisë, Celtic pasi surprizoi përballë Barcelonës në fazën e griupeve do të provojë të ngrejë zërin dhe ndaj Juventusit, që pasi u rikthye i madh në itali do të provojë të vazhdojë misionin dhe në Europë.

Ndërsa një duel fqinjësh mund të konsiderohet ai mes Valencias dhe Paris Saint Germain, ku spanjollët do të përpiqen t’I japin vlerë eksperiencës së tyre në këtë turne përballë milionave të francezëve, që i kanë mundësuar ndërtimin e një skuadre kompetitive por dhe ambicioze për të kërkuar suksesin pse jo dhe në arenën ndërkombëtare.

Por si gjithmonë, fjala e fundit i takon fushës së lojës. Ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shijojmë spektaklin. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2013, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori