Rikthehen “galaktikët”, “alieni” Ronaldo 5 gola (VIDEO)
Rikthehet Reali i frikshëm, dhe rikthehet edhe fenomeni Ronaldo. Galaktikët janë shfryrë ndaj Espanjolit duke fituar me rezultatin 6-0.

Sulmuesi portugez shënoi 5 gola, duke u zhbllokuar për këtë sezon dhe duke hedhur poshtë të gjitha kritikat në drejtim të tij. Madrilenët e mbyllën me rezultatin 4-0 me zero pjesën e parë, teksa tre nga katër golat, u shënuan në 20 minutat e para nga Cristiano Ronaldo. Karim Benzema i dërgoi shifrat në 4-0 më zero.

Në pjesën e dytë “galaktikët”kishin rezervuar të tjerë gola, të cilat u shënuan nga Ronaldo. Reali tashmë ka 7 pikë dhe ndodhet në krye të renditjes. /Albeu.com/
Shtuar më 12/09/2015, ora 17:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori