Rikthehen shpresat për duelin Krasniqi vs. Dimitrenko
Albeu.com
Superdueli në mes të kosovarit Luan Krasniqi dhe ukrainasit Alexander Dimitrenko duket se do të realizohet me përpjekjen e dytë, njofton AlbanianBoxing.Klubi i tyre Universum Box-Promotion bën te ditur se për momentin ky është dueli më i rëndësishëm që mund të ndodhë në muajin shtator në Stuttgart të Gjermanisë dhe ka mundësi të jetë luftë eliminatore për titullin WBO të botës të cilin e posedon Wladimir Klitschko, sepse Dimitrenko aktualisht radhitet ne vendin e parë të kësaj organizate.

Nëse Luan Krasniqi nuk do ta zhvillojë ketë duel atëherë karriera e tij duket se do të përfundojë, por shpresat janë shumë të mëdha që Krasniqit t’i jepet edhe një mundësi tjetër dhe përmes këtij dueli me Dimitrenko ai mund te kthehet serish atje ku ishte para një viti, në maje te ranglistës WBO.
Shtuar më 14/08/2008, ora 23:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori