E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Rikthehen Thiago dhe Boa, Milan shpreson
Megjithëse e sheh veten -3 pikë nga Juventusi kryesues kur duhen edhe 5 ndeshja nga fundi i Serisë A, në kampin e Milanit, vazhdojnë të shpresojnë për një përmbysje të renditjes.

Në pëfundim të ndeshjes me Bolonjën në San Siro, kuqezinjtë morën vetëm një pikë, ndoshta me pak fat, në sekondat e fundit mund të kishin siguruar edhe 3 të tilla. Por ajo që vihet re tek skuadra e Allegrit në këtë fazë finale të kampionatit është loja e dobët, pa vullnet, pa pasion.

Në tre ndeshjet e fundit, nisur që nga ajo kundër Fiorentinës, ku u mund 2-1, fitorja e mundimshme përballë Kievos në transfertë 1-0 dhe barazimi 1-1 me Bolonjën këtë javë, Milani ka qenë një skuadër konfuze në fushë. Shumë topa të humbur, një kaos i vërtetë në ndërtimin e aksioneve sulmuese dhe të gjitha shpresat të varura tek Ibrahimovic.

Megjithatë, Allegri nuk dorëzohet. Tekniku kuqezi deklaroi në përfundim të takimit me Bolonjën se ende asgjë s’ka përfunduar, por për të arritur objektivin “scudeto” nevojiten fitoret. Për këtë ndoshta do të mendojnë të rikthyerit, që nuk janë pak, plot 3 lojtarë kyçë të Milanit, nisur që nga Cassano, Thiago Silva dhe Boateng.

Sulmuesi barez luajti shumë minuta në pjesën e dytë kundër Bolonjës dhe megjthëse nuk është në top formë, ndihma e tij do të jetë mëse e nevojshme. Ndërkohë,Thiago Silva dhe Kevin Prince Boateng u janë bashkuar grupit në stërvitje. Tashmë Allegri është në dilemë, të rrezikojë dhe t’i hedhë në fushë që të dy ditën e mërkurë kundër Xhenoas, ose të presë deri në transfertën kundër Sienas ditën e dielë më 29 prill. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2012, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori