Rikthehen zërat për arrestimin e Ronaldos, portugezi ua kthen: Unë tani jam i burgosur
Kaosi që po përfshinë të gjithë ata futbollistë që marrin rroga të majme nga klubi dhe reklamat e ka futur përpirë dhe Ronaldon.

Portugezi ka ndjekur debate të mëdha si nëpër media ashtu edhe në gjykata. Sipas mediave spanjolle një shef i Agjencisë spanjolle të tatimeve ka kërkuar arrestimin e fituesit 5 herë të Topit të Artë.

Këto zëra po bëjnë buj të madh pasi dhe vet portugezi në këtë kohë nuk ka nevojë për telashe të tjera përveç atyre në fushë.

Ronaldo ka gjetur një mënyrë artistike për ti shmangur këto akuza nëpërmjet një postimi në Instagram ku thotë: "Unë jam i burgosuri i këtyre fëmijëve". Deklaratë kjo e cila të bën të mendosh se portugezi nuk po i merr për bazë ato kritika. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2017, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori