Armando
Broja nuk mund ta fillonte më mirë vitin 2021. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka luajtur sot ndeshjen e parë të vitit me fanellën e Viteses dhe ka lënë menjëherë shenjë, duke regjistruar një gol dhe një asist me ekipin
holandez.
Broja kishte munguar në ndeshjet e mëparshme si pasojë e infektimit me COVID dhe vonesës në kthimin në formën më të mirë sportive pas karantinës. Por në takimin e sotëm ndaj Emen, trajneri vendosi t’i besonte një vend në rreshtim me
Brojën që ia shpërbleu në mënyrën më të mire. Ai fillimisht dha asistin për golin e 2-0 në minutën e 9 të takimit. Më pas, në minutën e 49, ishte vetë sulmuesi shqiptar i cili mori topin në hyrje të zonës dhe me një diagonale të saktë mposhti portierin kundërshtar duke çuar shifrat përkohësisht në 3-0.
Ky ishte goli i 6 i këtij sezoni për
Brojën, i cili pak nga pak po tregon se është një golashënues tipik dhe se mund të bëjë mirë në kampionatin
holandez e jo vetëm. Çelsi vazhdon të monitorojë me kujdes lojtarin të cilin e ka dhënë në hauzim për të kuptuar nëse është gati për të luajtur mes profesionistëve edhe në Angli, dhe deri tani
Broja ka dhënë përgjigjet e duhura në fushën e lojës.
Shtuar më 16/01/2021,
ora 18:51