Rikthehet Champions, këto janë super ndeshjet e sotme
Emocionet e Ligës së Kampionëve do të rikthehen sonte më të forta se kurrë më parë pas një pushimi të gjatë.

Duke nisur nga sot e deri në fund të muajit maj, kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube do të na shoqërojë pothuajse çdo mesjavë, shkruan lajmi.net.

Raundi i 16 më të mirave nis sonte me dy ndeshje spektakolare.

Atletico pret Liverpoolin në ‘Wanda Metropolitano’ në ndeshjen e parë, teksa Paris Saint-Germain udhëton te Borussia Dortmund.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00.
Shtuar më 18/02/2020, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori