Rikthehet Champions League, ja dy sfidat e mbrëmjes së sotme
Sot në mbrëmje rikthehen emocionet e kompeticionit më të bukur sfidatnë botë, Champions League me dy ndeshje mjaft interesante.

Bayer Leverkusen pret Atletico Madridin, në një sfidë e cila nuk parashikohet aspak e lehtë për ekipin e Simeones, pasi "Aspirinat" në fakt kanë mjaft eksperiencë në një kompeticion të tillë.

Gjithsesi ekipi spanjoll synon që të marrë një rezultat pozitiv për të mbyllur gjithçka në ndeshjen e kthimit.

Përballje e vështirë do të jetë dhe për Manchester City-in, pasi do të presin Monacon, një ndër ekipet më në formë për momentin në Europë. Pep Guardiola ka mungesa të shumta në formacion.

Shtuar më 21/02/2017, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori