Rikthehet El Shaarawy: Milan jam gati
Stephan El Shaarawy ka ndjekur nga shtëpia dhe e ka përshëndetur suksesin e shokëve të tij në Glasgow ndaj Celtic (0-3), por mbi të gjitha ka dhënë lajmin e rikuperimit të tij të plotë. "Forza Milan, më në fund një fitore e madhe", shkruan në Twitter 20-vjeçari për suksesin në Champions League.

Ndërsa më pas saktëson: "Më në fund edhe makthi im ka përfunduar, ndaj nesër (sot) do të jem në dispozicion të ekipit për të dalë nga kjo krizë e thellë që po na pushton në kampionat".

Mbase, dy lajme të mira në një ditë edhe trajneri Massimiliano Alegri kishte kohë pa i marrë, prandaj duke parë që Kaka dhe Balotelli tashmë janë zhbllokuar plotësisht, ai mund të mbështetet edhe tek "Faraoni", duke filluar nga transferta e së dielës në Catania. /albeu.com/



Shtuar më 27/11/2013, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori