Arsenali ka arritur të marrë një pikë ndaj
Bournemouth, duke u rikthyer nga disavantazhi prej 3:0, për të barazuar në 3:3.
Arsenali nuk e nisi mirë takimin duke pësuar dy gola deri në
minutën e 20’të të ndeshjes, Daniel dhe Wilson
shënuan për 2:0, para se Fraser të shënojë për 3:0 në
minutën e 58’të.
Më pas djemtë e Wenger u rikthyen furishëm, të cilët gjetën rrugën drejt golit brenda pesë minutave, Sanchez dhe Perez
shënuan për 3:2 në
minutat 70’të dhe 75’të. Deri në fund të ndeshjes,
Arsenali kishte disa raste, dhe goli i barazimit erdhi në
minutat shtesë, Oliver Giroud shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 3:3./Albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017,
ora 22:45