Rikthehet Kupa e Shqipërisë, sot luhet 4 sfidat çerekfinale
Sot rikthehen ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, kompeticion i cili vjen i dyti për nga rëndësia, pas kampionatit. Fituesi i këtij trofeu shkon direkt në Kupat e Evropës,ndaj dhe shihet si një kompeticion me shumë interes.

Këtë të mërkurë luhen 4 ndeshjet e para (vajtje) të turit çerekfinal të Kupës, ku spikat pjesëmarrja e Besëlidhjes së Lezhës, nga Kategoria e Parë.

Në Grupin A do të ballafaqohen Tirana me Kukësin, në “Selman Stermasi”, dhe Laçi me Skënderbeun, në stadiumin kurbinas.

Bardheblutë, si pritës luajnë në orën 17:00 për sfidën me fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë, ndërsa bardhezinjtë orën 14:00 ndaj kampionëve të Shqipërisë.

Dy sfidat e Grupit B janë Besëlidhja-Flamurtari dhe Vllaznia-Teuta. Në Lezhë dhe në “Loro Boriçi” luhet në orën 14:00.

Kupa e Shqipërisë, ja duelet çerekfinale

Grupi A
TIRANA-KUKËSI
LAÇI- SKËNDERBEU

Grupi B
BESËLIDHJA-FLAMURTARI
VLLAZNIA-TEUTA
Shtuar më 01/02/2017, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori