Rikthehet La Liga, ja sfidat e sotme
Starton Primera Division me ndeshje e javës së 17. Në orën 16:00 kampionia në fuqi e Spanjës, Atletico Madrid, do të presë në "Vicente Calderon", Levanten, që vjen në këtë transfertë pas tre barazimeve radhazi me Real Sociedad, Cordoban dhe Getafen. "Los Colchoneros" dëshirojnë të shmangin çdo surprizë të pakëndshme në takimin e parë të vitit, aq më tepër që vijnë pas suksesit 4-1 në fushën e Athletic Bilbaos më 21 dhjetor.

Një tjetër ndeshje interesante luhet nw orën 18:00 në "Ramon Sanchez Pizjuan" mes Sevillas dhe Celta Vigos, me vendasit që janë ndjeshëm favoritë, jo thjesht për faktin se luajnë në shtëpinë e tyre. Celta e ka mbyllur 2014 me 5 humbje radhazi, rezultate këto që e kanë larguar ndjeshëm nga zona europiane, edhe pse strarti i sezonit rezultoi mjaft pozitiv për këtë skuadër.

Mbrëmja e parë futbollistike në La Liga për 2015 mbyllet në orën 22:00 me takimin Deportivo la Coruna-Athletic Bilbao, ku nevoja për pikë i shtyp të dyja skuadrat të shfryëzojnë të gjithë potencialin e tyre për ta nisur me këmbën e mbarë vitin. /albeu.com/

Ndeshjet e sotme:

16:00 Atletico Madrid-Levante
18:00 Sevilla-Celta Vigo
20:00 Elche-Villarreal
22:00 Deportivo La Coruna-Athletic Bilbao
22:00 Malaga-Almeria
Shtuar më 03/01/2015, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori