Rikthehet Europa League: Katër përballje në dy orë



Më në fund është rikthyer Liga e Evropës, pas më shumë se pesë muajsh pritjeje.

Gara e dytë më e rëndësishme për klube në Evropë ishte ndërprerë në mesin e muajit mars shkaku si pasojë e koronavirusit.

UEFA është e vendosur që ky edicion i ligës së Evropës të përfundojë deri në fund të këtij muaji, në mënyrë që të fillohet me edicionin e ri.

Sot (e mërkure) do të zhvillohen katër ndeshje në dy orar të ndryshme, derisa edhe të enjten do të ketë takime.

Copenhagen- Basaksehir, Wolfsburgu - Shakhtar Donetskut do fillojnë në orën 18:55.

Në anën tjetër, takimet që fillojnë në orën 21:00 do të jetë ai mes Interit dhe Getafes e Manchester United kundër LASK.
Shtuar më 05/08/2020, ora 09:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori