Barcelona ka barazuar me rezultatin 0-0 në fushën e Osasunës, në ndeshjen e javës së nëntë të Primiera Divizionit, duke i dhënë mundësinë Real
Madridit të afrohet me dy pikë.
Ndonëse pritej me shumë entuziazëm rikthimi i Messit, por nuk arriti që të bëntë asgjë në ndeshjen e sotme.
Kjo është ndalesa e parë për “Blaugranët” dhe
gjenden në kuotën e 25 pikëve, një më shumë se Atletico e
Madridit dhe tri më shumë se Reali.
Madrilenët e “vegjël” kanë mundësinë që të marrin kryesimin të vetëm, pasi kanë një ndeshje më pak dhe do të ndeshen me Espanjolin në orën 22:00.
/albeu.com/
Shtuar më 19/10/2013,
ora 22:54