Rikthehet Milan, rikthehet Balotelli (VIDEO)
Pas triumfit në mesjavë në Champions League përballë Celtic, Milan rikthehet të fitojë edhe në Serie A. Skuadra e Massimiliano Allegrit mori tre pikë shumë të rëndësishme përballë Catanias, në një ndeshje ku emocionet nuk munguan.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 13 me anë të Lucas Nahuel Castro, por pas 7 minutash "Djalli" barazoi me anë të Montolivos, duke i çuar skuadra në dhomat e zhveshjes në barazim 1-1.

Me fillimin e 45 minutave të dyta Milan e rriti presioni në kërkim të golit të dytë, të cilin e gjeti me anë të Mario Balotellit në minutën e 63 pas një goditje dënimi.

Dy minuta pas golit Catania mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq që mori Tachtsidis çka ia lehtësoi punën kuqezinjëve, të cilët gjetën golin e qetësisë në minutën e 81 me anë të Kaka.

Me këtë fitore Milan ngjitet në kuotën e 17 pikëve në vend të 10, ndërsa Catania mbetet në fundin e tabelës me vetëm 9 pikë pas 14 javësh kampionat. /albeu.com/
Shtuar më 01/12/2013, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori