Rikthehet Ribery, Lewa "tremb" Guardiolën
Pëlqej
Dhjetë ditë pasi ndërpreu stërvitjen për shkak të dhimbjeve në tendinën patelare të gjurit, Franck Ribery është shfaqur sërish në fushë, ashtu siç kishte premtuar. Bayern Munchen është lehtësuar nga rikthimi i francezit, i cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Schalke 04 të shtunën, por me shumë mundësi do të rikthehet ndeshjen e ardhshme në "Allianz Arena" kundër Stuttgart-it.

Në stërvitjen e djeshme, Pep Guardiola është trembur nga një problem i Robert Lewandowskit në ijeë, gjë që e detyroi të shkojë në dhomat e zhveshjes më herët se shokët e tjerë, por nuk raportohet asgjë serioze. /albeu.com/


Shtuar më 27/08/2014, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori