Rikthehet Sindrit Guri, gol e kualifikim në kupë (VIDEO)
Pëlqej
Oostenden fitoi me penallti 5-4, ndërsa 120 minutat ndaj Mouscron u mbyllën me rezultatin 3-3. Me këtë fitore skuadra ku aktivizohet sulmuesi Sindrit Guri siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Kupës në Belgjikë.

Sulmuesi shkodran u aktivizua si titullar pas shumë ndeshjesh që i ka parë nga stoli në kampionatin belg. Guri u bë protagonist që në minutën e 47-të të ndeshjes teksa mori një pasim dhe u nis drejt portës i vetëm një ndërhyrje nga mbrapa e ndali dhe kundërshtari u ndëshkua me karton të kuq, deri në këtë moment ndeshja ishte në barazim 1-1.

Në vijim është vetë sulmuesi kuqezi që kaloi në avantazh Oostende me një gol me kokë pas një harkimi nga e majta 9 minuta para fundit. /albeu.com/

Shtuar më 06/12/2018, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori