Rikthehet skandali te Benfica, ofrohen prostituta për arbitrat
Pëlqej
Klubi i Benfica-s është përfshirë sërish në një skandal.

Supasa asaj që raportohet në mediat portugeze, drejtuesit e skuadrës luzitane së bashku me ish këshilltarin ligjor, Pedro Gonsalves e dy funksionarë gjyqësorë janë akuzuar për tentativë të fiksimit të rezultateve të disa prej ndeshjeve të kampionatit në Portugali.

Lajmin e ka bërë të ditur ‘O Jornal Economico’ ku raportojnë se kanë dalë në dritë disa emaile që vërtetojnë se klubi i kryeqytetit portugez u ka ofruar arbitrave shërbime prostitutash dhe pagesën e dhomave të hotelit të tyre.

‘O Jornal Economico’ raporton se informacionin e ka dhënë hakeri portugez Rui Pinto për të cilin është lëshuar edhe një mandate arresti ndërkombëtar.

Nga ana tjetër Benfica i ka mohuar këto akuza duke thënë se kjo është një sulm i qëllimshëm ndaj klubit. /albeu.com/



Shtuar më 22/09/2018, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori