Rikthehet Superiorja në mesjavë, Kukësi kërkon fitoren, Tirana në transfertë ndaj Bylis
Superiorja rikthehet sot me katër ndeshje, ndërkohë që bien në sy edhe oraret e reja.

Dy janë ndeshjet që priten me mjaft interes dhe që mund të ndryshojnë situatën në krye të klasifikimit. Në Laç vendasit presin Teutën kryesuese.

Kurbinasit u mposhtën në fundjavë nga Tirana dhe kërkojnë me çdo kush pikët e plota.

Nga ana tjetër durrsakët e kanë thënë se duan titullin dhe nuk do qëndrojnë duarkryq.

E gjitha për t’u parë është ndeshja në Ballsh, ku Bylisi i Dovedan pret Tiranën.

Një sfidë delikate, sikurse e pranoi edhe trajneri Ardian Mema një ditë më parë në konferencë për shtyp.

Në fushë do të jetë një betejë, që të dyja skuadrat do mundohen ta fitojnë.

Po në orën 13:00 luhet edhe një ndeshje tjetër dhe është Kukësi skuadra që do kërkojë të bëjë autokritikë ndaj Luftëtarit.

Asnjë rezultat tjetër veç fitores nuk tolerohet dhe në kampin verilindor e dinë shumë mirë.

Superiorja për sot merr fund në Vlorë, aty ku Flamurtari i 1001 halleve pret Vllazninë.

Shumë shkodranë në fushë, nga të dyja kampet. Mbetet të shihet kush do festojë në fund.

KATEGORIA SUPERIORE–JAVA 9

E mërkurë, 23 tetor 2019
Ora 13:00 | Kukësi-Luftëtari
Ora 13:00 | Laçi-Teuta
Ora 13:00 | Bylis-Tirana
Ora 16:00 | Flamurtari-Vllaznia

E enjte, 24 tetor 2019
Ora 15:00 | Partizani-Skënderbe
Shtuar më 23/10/2019, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori