Rikthehet Superliga, fitore për Bylisin
Ditën e shtunë janë zhvilluar ndeshjet e para të Superligës pas një mungese tre javore. Në javën e 15-të ka spikatur loja e skuadrës së Bylisit e cila ka shkatërruar në rezultatin 3-0 skuadrën e Lacit. Goli i parë ka ardhur nga një autogol Milenkoviçit në minutën e 11-të të pjesës së parë ndërsa në e 28-të do të dyfishohet rezultati me anë të Agim Metos.

Ndërsa në pjesën e dytë do të shënojë edhe sulmuesi Oriand Abazaj duke vulosur rezultatin 3-0. Ndërsa në përballjen mes Apollonisë dhe Shkumbinit ndeshja ka përfunduar në barazim 1-1. Goli i parë është shënuar nga peqinasit në minutën 17 me anë të Erjon Mustafaj ndërsa goli i barazimit shënohet nga kapiteni Gërxho në minutën e 79-të me anë të një 11-metërshi. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2012, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori