Trajneri i Barcelonës,
Tito Vilanova nesër në sfidën kundër Espanyolit do të
rikthehet në krye të bankinës së katalanasve.
Trajneri spanjoll dy javë më parë ishte operuar nga një tumor në gjëndrën e pështymës.
Ndihmësi Roura
Jordi në konferencën për shtyp të mbajtur sot në prag të duelit me Espanyolin ka konfirmuar
rikthimin e Vilanovës në bankinën e Barçës.
"Ai ende duhet të vazhdojë trajnimin, por ai do të kthehet në stol, sepse ka një gjendje të mirë dhe një shpirt të shkëlqyer", ka thënë
Jordi. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2013,
ora 12:15