Rikthim pozitiv i Hazard, Zidane nuk i kursen elozhet për belgun
Zinedine Zidane ka mbetur shumë i kënaqur me paraqitjen e Hazard në fitoren 3-1 kundër Eibarit.

Ylli belg u kthye në skuadrën e Real Madrid pas shumë kohësh jashtë fushave të blerta, pasi vuante nga një dëmtim.

"Ne e dinim se Eden do t’i mungonte kap ritmi për të luajtur gjithë ndeshjen. Në fund, ai luajti një orë dhe ishte në formë të mirë fizike", ka thënë Zidane.

"Kundërshtarët i dhanë atij goditje të forta, por ky është futbolli. Ai tha se është mirë pas pushimit dhe nuk ishte i frikësuar", ka vijuar francezi.

Lëndimet e Hazard kanë bërë që belgu të mos mund të justifikojë milionat e shpenzuara për të. Rikthimi i tij është një shenjë e mirë për ‘Los Blancos’.
Shtuar më 15/06/2020, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori